A do ta votonte PDK-ja Murat Jasharin për president, deklarohet Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur rreth çështjes së presidentit, se a do ta votojnë nëse Murat Jashari kandidohet për këtë pozitë.

Hoxhaj tha se nëse Murat Jashari kandidohet për president, atëherë PDK-ja do të kishte një çasje tjetër.

“Nëse Murat Jashari është kandiat për president, natyrisht që ne do të kishim krejt çasje tjetër me zotërin Jasharin dhe familjen Jashari”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se familja Jashari e ka respektin e kësaj partie.

“Ne mund ta propozojmë një kandidat të tillë edhe vetëm të zotit Jashari, por zgjedhjet i ka fituar Albin Kurti e Vjosa Osmani, ata duhet ta zgjedhin procesin. Por a e ka respektinm e PDK-së familja Jashari, natyrisht që po”, tha Hoxhaj në t7.