A do ta vizitojë Joe Biden Ukrainën në këto kohë lufte, flasin nga Shtëpia e Bardhë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se “nuk ka plane” që presidenti amerikan Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë këtë javë ndërsa ai do të shkojë në Europë për samite urgjente të parakohshme, raporton CNN

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo.

Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti amerikan Joe Biden ta vizitojë Ukrainën këtë javë kur do të shkojë në Europë, përcjell Gazeta Express.

Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, i tha të shtunën CNN se një vizitë e Bidenit në Ukrainë do të ishte një “simbol i solidaritetit tonë”.

Ai vazhdoi, duke thënë se Biden është një “mik shumë i mirë i imi dhe një mik shumë i mirë i Ukrainës”, duke shtuar se një vizitë e presidentit amerikan do të ishte “një hap jashtëzakonisht i drejtë “për të demonstruar se e gjithë bota është së bashku me ne kundër Rusisë”.