As ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një koalicion të mundshëm me AAK, Nisma-AKR dhe komunitetet.
Kjo pyetje iu dërgua anëtarëve të KP-së së LDK-së nga kryetari Isa Mustafa në rast se i jepet mandatari për formimin e qeverisë së re..
Përveç ministrit në detyrë të Infrastukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, as ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, nuk ka marrë pjesë në këtë votim.
Burime të Ballkani.info brenda LDK-së thonë se kryetari Isa Mustafa ka mbetur i hatruar me kundërshtimin e Abdixhikut, të cilit ia kishte bësuar njërin nga resorët kryesor qeveritar.
Abdixhiku kishte abstenuar edhe në mbledhjen e Kryesisë kur ishte vendosur që të prishet koalicioni me VV-në.
Shtrohet pyetja se a do ta ndërshkojë LDK-ja Abdixhikun në koalicionin e ardhshëm qeverisës pas këtij kundërshtimi që po i bënë Mustafës dhe organeve drejtuese të partisë?
Të kujtojmë se sot nga 124 anëtarë aktualë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 114 anëtarë të KP, prej tyre 108 janë shprehur për (po), 6 janë shprehur kundër (jo) dhe 10 nuk janë përgjigjur. /Ballkani.info/







