Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka deklaruar sot përmes një vendimi se rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, që sugjeroi të certifikohen të gjitha listat e subjekteve politike, është në kundërshtim me ligjin.

Shef i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim është Yll Buleshkaj, i cili ditë më parë jepte arsyetime se Këshilli Gjyqësor nuk ka qenë i qartë në lidhje me vendimet e saj dhe listat e partive duhet certifikuar.

Buleshkaj kishte tentuar që vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin e Këshillit Gjyqësor të mos e respekton kinse ka paqartësi, kështu PZAP po deklaron se Buleshkaj ka shkelur ligjin.

Nuk dihet akoma nëse Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet ndaj Buleshkaj dhe kësaj zyre e cila ka dalur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit Gjyqësor.

“Rekomandimi i ZRPPC-se, po ashtu ka qene ne kundërshtim me pikën -11-, të dispozitivit të Aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Veprimet verifikuese dhe hetuese të ZRPPC-së, kane qene ne përputhje me nenin 26 te LZP-se, mirëpo rekomandimi nuk ka qenC në përputhje me dispozitat ligjore të LZP-se, për arsye se: Me nenin 26 paragrafi I i LZP-sC, përcaktohet se: “Zyra i ben një rekomandim të shkruar KQZ-se për ose kundër certifikimit të seciles listë të kandidateve të pranuar jo më vonë se pesë (5) ditë pune pas afatit per donezim të listave”. Me nenin 26 paragrafi 3 i LZP-së, përcaktohet se: “Nese Zyra vendos që lista e kandidateve nuk permbush dispoziten e mesiperme, në atë rast e njojion subjektin politik ne Sale që të korrigjoje listën e kandidateve në periudhen brenda pesë (5) ditëve te punes, duke dhënë crrsyetiminlet/ se perse lista e tyre duhet korrigivar”, thuhet tutje në këtë vendim.