“A do e bëje një fëmijë me mua?”, përgjigja e Einxhel ndaj DJ Dagz do t’ju befasojë

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Pas mbrëmjes intime që kaluan në suitë, marrëdhënia e tyre u konfirmua zyrtarisht. Kjo ka bërë që çifti të dalin lirshëm së bashku.

Së fundmi, duket se dyshja kanë nisur planet se çfarë do të bëjnë kur të dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Në një bisedë të radhës Dagz ka pyetur Einxhel nëse do dëshironte të kishte një fëmijë me të.

“A do e bëje një fëmijë me mua”, ka qenë pyetja e tij, që moderatorja iu përgjigj menjëherë.

Ajo e pranoi, duke theksuar se beson që fëmija do të dilte shumë i lezetshëm.

271450935_121480003714230_874151710051754394_n.mp4 – gjirafaVideo