A deklaroheni i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës, kjo është përgjigjja e Thaçit!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është paraqitur para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai hodhi poshtë të gjitha aktakuzat, shkruan Ballkani.info.

“I nderuari gjykatës, akuza është krejt e paqëndrueshme dhe dekarohem i pafajshëm plotësisht”, tha ish-komandanti.

Gjykatësi: A po deklaroheni i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës?

Thaçi: E përsëris akuza është krejt e paqëndrueshme dhe dekarohem i pafajshëm plotësisht nga të gjitha pikat e aktakuzës./Ballkani.info/