Reperi Gjiko ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re
Gjiko ka paralajmëruar para disa dite se ai do të sjell një këngë të re. Madje për këtë ai bëri edhe një “Freestyle”, që duket se do të jetë teksti i këngës së tij më të re.
Por, ajo çka duket interesante është se Gjiko ka blerë një jaht.
S’paku kështu ka dhënë të kuptohet në një foto që ai ka postuar në Instagram.
https://www.instagram.com/p/ByIgjJXlF4g/?utm_source=ig_embed
“Që ju vyen jahti për videoklip, ju jepi, mos e merrni me qira se shtrenjtë ish”, ka shkruar Gjiko poshtë kësaj fotografie.
Zakonisht, deri me tani, shumë këngëtarë kanë realizuar klipe në jahte dhe pothuajse asnjëherë nuk dihet se cilat janë shumat që ata kanë paguar.







