A akuzohet Thaçi për vrasje të aktivistëve të LDK-së?, flet Pallaska

Avokati Dastid Pallaska ka thënë në emisionin Pressing se mbi ish-krerët e UÇK-së nuk rëndon asnjë vepër për të cilën janë ngarkuar. Ai thotë se e gjithë UÇK-ja po cilësohet si një organizatë kriminale e cila ka dashur të ushtrojë pushtet mbi territorin e Kosovës.

“Nuk ka asnjë vepër  që e ngarkon atë që ka bërë një veprim të caktuar. Absolutisht jo. Në detaje nuk muj me hy por një gjë mund të them për publikun se nuk ka asnjë vepër mbi të cilën ngarkohet ai. Lufta e UCK së është shtruar si plan kriminal për ushtrim të pushtetit mbi të gjithë territorin e Kosovës”, thotë ai.

“Baza e përgjegjësisë penale të cilët janë ngarkuar është baza e ndërmarrjes së përbashkët penale. Është shpikur në gjykatën e Hagës për ish-jugosllvi. Por e cila nuk ka qenë pjesë as në të drejtën zakonore dhe as në të drejtën tonë juridike dhe penale në atë kohë”, shtoi ai.

Tutje ai ka dhënë edhe shembuj se cfarë aktakuze rëndon mbi ish-krerët e UCK-së.

“Nëse e kemi një plan kriminal. Dhe pavarësisht kontributit të secilit jemi përgjegjës për secilën vepër së bashku. Ekziston një bazë më radikale e cila nuk ka mbështetje as logjike as shkencore. Ësstë kriteri it retë që parashikohet mbi parashikueshmërinë. Për shembull shkojmë e bëjmë një plan që të vjedhim një dyqan por rrugës vrasim dikë. Pra parashikojmë se kur ne kemi menduar të kryejmë një krim. Lufta e UCK*së është si plan kriminal. Plani kriminal është përpjekja e shtabit të përgjithshëm, këta që janë të akuzuar, dhe aty përmenden edhe të gjithë komandantët e zonave. E qëllimi i tyre ka qenë të ushtrojnë pushtet mbi territorin e Kosovës duke maltretuar e vrarë. Këtu dëmi është i paparashikueshëm edhe mbi vendin nëse kjo bazë e prokurorisë kalon. Pra pavarësia dhe të gjitha arritjet janë pjellë e një ndërmarrje kriminale”, tha Pallaska.