Ja kur fillojnë reshjet e borës nesër
Nga dita e nesërme e deri në ditët e vikendit, Kosova do të përballet me ndryshime atmosferike të cilat do të pasojnë me reshje të mëdha të borës.
Kështu ka deklaruar eksperti i metorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj për Ballkani.info.
“Reshjet e dëborës pritet të fillojnë nga dita e enjte dhe të vazhdojnë deri në fundjavë”, ka thënë Tahirsylaj ndër të tjerash.
Sipas ‘BBC Weather’, të reshurat e borës pritet të fillojnë rreth orës 08:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 pasdite, transmeton Ballkani.info.
Temperaturat minimale ditën e nesërme priten të jenë rreth -1 gradë celcius ndërsa ato maksimale 2 gradë celcius. /Ballkani.info
