Tortë me kokos dhe çokollatë
Përbërësit për petën:
– 7 vezë,
– 150gr sheqer,
– 100gr gjalpë,
– 80gr miell,
– 100gr kokos,
– 2 lugë kakao,
– 2 lugë reçel të kumbullave (lugë gjelle),
– 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Filli me çokollatë:
– ½ litër qumësht,
– 1 puding të çokollatës,
– 2 lugë miell,
– 5 lugë sheqer,
– 150gr gjalpë (margarinë),
– 100gr çokollatë,
– 2 lugë ajkë të ëmbël,
– 2 sheqer vanile.
Filli me djathë dhe kokos:
– ½ litër ajkë e ëmbël (hopla),
– 70gr kokos,
– 250gr maskarpone,
– 10 copa rafaello çokollata,
– 50gr lajthi.
Filli tretë:
– 1 gotë ajkë e ëmbël,
– 1 pako sheqer vanile,
– 150gr çokollatë,
– koret zbuten me 1 gotë qumësht të kokos,
– një sheqer vanile.
Përgatitja:
Marrin dy enë kuzhine dhe në njërën shtojmë të verdhat e vezës në tjetrën të bardhat, tek të verdhat e vezëve shtojmë sheqerin, gjalpin dhe përbërësit e tjerë duke i përzier me mikser. Pastaj të bardhat i përzijemë derisa masa të bëhet kremoze dhe i bashkojmë me masën tjetër duke i përzier ngadalë me lugë.
Pasi të jetë e gjithë masa gati e qesim në tespi të lyer në 26cm dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta. Kur të piqet e lëmë pak të ftohet dhe e ndajmë në dy pjesë.
Më pas përgatisim fillin me çokollatë, në një enë shtojmë pudingun, miellin, sheqerin dhe sheqer vanilen, i tretim me 150ml qumësht ndërsa pjesën tjetër të qumështit e qesim të vlojë. Pasi vlonë pak e shtojmë pudingun dhe e ziejmë, pasi ta largojmë nga zjarri i shtojmë çokollatën dhe ajkën e ëmbël.
Tek filli me djathë dhe kokos e përziejmë me mikser ajkën e ëmbël i shtojmë maskarpone, sheqerin, vanilen, kokosin, çokollatat rafaello të grimcuara dhe lajthit duke e përzier me mikser në shpejtësi të ulët.
Tek filli i tretë ajkën e ëmbël e ngrohim i shtojmë çokollatën dhe e përziejmë derisa të shkrihet. Përgatija e tortës bëhet në këtë mënyrë. Marrim petën e parë e lyejmë me fillin me djathë dhe kokos, fillin e tretë dhe fillin me çokollatë, shtojmë petën tjetër dhe përsëri e lyejmë në këtë mënyrën sipër. Ju bëftë mirë! / Ballkani.info