Emisarët

“Pesëshja e Madhe” arrin në Qeverinë e Kosovës

Kanë arritur në Qeverinë e Kosovës pesë emisarët perëndimorë në Qeverinë e Kosovës.

Vizita e pesëshes diplomatike në Kosovë vjet gati një muaj pas agresionit të Serbisë në Kosovë.

Në fokus të takimeve do të jetë plani që palët t’i rikthehen procesit të dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insistuar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimin të propozuar nga ndërjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/ asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.

Zyrtarisht, pritjet nga vizita e Pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.