Morata gjithnjë e më pranë Atletico Madridit
Telenovela me protagonist Alvaro Moratan është drejt fundit. Sulmuesi spanjoll është vetëm një hap larg Atletico Madridit.
E jep të sigurt transferimin e tij nga Chelsea te “Los Colchoneros” e përditshmja spanjolle Marca, që në faqen e parë shkruan: “Morata është i Atleticos”.
Gjatë orëve në vazhdim pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes dy klubeve.
Morata ka kaluar një periudhë të vështirë, e karakterizuar nga një rendiment i ulët në fushën e blertë dhe nga kritikat e stafit të “Bluve të Londrës”.
Thyerja përfundimtare erdhi pas kritikave të Zolas në drejtim të sulmuesit, që nuk po arrinte të shënonte në vazhdimësi. Për këtë arsye, ish-futbollisti i Realit dhe Juventusit vendosi të jetë pjesë e Atleticos, edhe pse në garë për të ishin edhe Barcelona me Sevillan.
Për Moratan bëhet fjalë për një rikthim në La Liga, e pikërisht në Madrid tek Atletico, ku më parë ka luajtur në skuadrat zinxhir, para se të bëhej pjesë e Realit B.