Superliga

Mbyllen ndeshjet, Llapi triumfon në derbi

Llapi ka vazhduar me formë të mirë edhe pas javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Ballkani.info.

Skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur Gjilanin në “Zahir Pajaziti me rezultat 2:1 për ta forcuar kështu kreun në renditjen tabelore.

Në takimin tjetër të ditës së sotme Dukagjini më shumë mund e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:0.

Nesër luhen tri ndeshje tjera ndërsa vëmendja do të jetë te ballafaqimi Drita – Prishtina që luhet në Gjilan. /Ballkani.info