2-1

Arsenali e nis me fitore

Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan 2:1 ndaj Nottingham Forest në xhiron e parë në elitën e futbollit anglez.

Të dy golat e vendasve ishin mjaft të bukur, të cilët u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Nketiah kaloi vendasit në epërsi në minutën e 26-të të ndeshjes, pas një asisti të bukur nga Gabriel Martinelli.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bukayo Saka realizoi një gol fantastik nga distanca për 2:0.

Mysafirët arritën të shënonin golin e ngushtimit të epërsisë nëpërmjet Awoniyi në minutën e 83-të, por nuk ia dolën të bënin diçka më shumë.