IHMK

Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.