“Nuk më përballon dot”, Nita-Luizit: Të përballoj ty e të gjithë bashkë
Nita dhe Ronaldo kanë pasur debate të forta pas “prime-t” të kaluar.
Kjo nisi pasi Nita nxorri në nominim banorët e rinjë, përfshirë edhe Ronaldon, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këto debate u komentua sonte në “prime”.
“Nuk më lëndojnë fjalët e tij, por fakti që mori guximin mem prek kur i thash mos ta bënte, fakti që i thojsha mos më prek ai vazhdojke mem prek. E pamë lojën e tij, lojën me miell nuk ia kam kthy. I thash Qetsorit edhe Visit ta bëjmë një dark për Ronin për me i qetësu gjanat. Unë madje i kam ndihmu me u ndreq me shoqën e tij Efin. Ai çka nuk tha në atë ditë dhe i kam toleru pasi dihet për çfarë i ka bërë. Mua po më vjen keq që e nxorra në nominim, se ky doli nga vetja, nuk dinte as çfarë bënte.”, tha Nita.
Debati mes tyre vazhdoi, kur Ronaldo tha se i ka kërkuar falje Nitës, por kjo e fundit e mohoi këtë, teksa u shpreh se ai po gënjen.
Për këtë e kanë komentuar edhe banorët e tjerë.
Kristi u shpreh se nuk i pëlqeu Nita, sepse e nxorri keq Ronaldon.
Ajo tha se Luizi i kishte kërkuar që ajo të bënte diçka, e Luizi tha se ai i ka thënë që ta pastronte miellin.
E në debat e sipër, Luizi u shpreh se nuk e përballon debatin ajo me të.
Habitëse ishte përgjigjja e Nitës, e cila tha se e përballon atë dhe të gjithë bashkë.