Milani interesohet për Piatek
Milani iu është bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit polak të Genoas, Krzysztof Piatek.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani e ka pyetur Genoan për mundësinë e transferimit të Piatek.
Nëse nuk mbetet Gonzalo Higuain në Milan pas këtij stinori, atëherë kuqezinjtë do të mendojnë më seriozisht për shërbimet e 23-vjeçarit.
Për Piatek interesim kanë shfaqur Juventusi, Barcelona, Interi, Roma.
Genoa e bleu lojtarin për 4 milionë euro në verën e vitit të kaluar, i cili deri më tani ka shënuar 13 gola në Serie A.