Pacolli e Muja në konferencë, lavdërohen pak për Raportin e Progresit
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie ku ka folur për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Deputetja Fitore Pacolli, duke folur për Raportin për vendin nga Komisioni Evropian teksa ka konsideruar se Kuvendi i Kosovës kurrë nuk ka pasur rezultate më të mira.
Pacolli, deklaroi se ky është edhe raporti i parë ku nuk evidentohen ndërhyrje e ndikim politik në shumë institucione të vendit.
“Nga viti 2008 Komisioni Evropian çdo vit ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës, nga 14 raporte ky është raporti më i mirë në raport me ato të viteve të kaluara dhe më i miri në raport me vendet e rajonit. Nga qershori i vitit 2021 deri në qershor të vitit 2022, Kuvendi ka miratuar 123 ligje në mesin e tyre 31 marrëveshje ndërkombëtare ndërsa në vitet e kaluara më së shumti kanë qenë të miratuara 53 ligje” tha Pacolli.
Kurse deputeti Armend Muja, foli rreth drejtimit të Kosovës drejt Evropës e sfidat e saj
“Kosova është duke ecur drejt evropianizimit e në Serbi me pro rusi. Gjatë kësaj kohe, Kosova kishte sfida sa i përket covid-19. Ajo çka evidentohet në raport është kalimi i disa ligjeve ne ‘çkapjen e shtetit’. Ky është raporti i vetëm që nuk ka të theksuar favorizimet partiake në borde apo organe të pavarura”, tha Muja.