Emery i pasigurt për të ardhmen e Cech

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, nuk e di nëse portieri veteran, Petr Cech, do të mbetet në “Emirates” për stinorin e ardhshëm.

Cech do të jetë pa kontratë në fund të këtij stinori, dhe 36-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij me topçinjtë.

“Nuk e di”, kështu u përgjigj Emery në pyetjen për të ardhmen e portieri çek.

“Do të bisedojmë me klubin dhe lojtarin, mirëpo për momentin nga ai kërkojë fokusim në stërvitje dhe në ndeshje”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Ne do të vendosim se çfarë është mirë për klubin dhe portierin”.

Cech pritet të startojë sot në ndeshjen ndaj Blackpool në kuadër të FA Cup.