Konfirmohet data dhe ora kur zhvillohet “El Classico” e parë e edicionit

Është caktuar data dhe ora kur zhvillohet ndeshja e madhe e futbollit botëror ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në edicionin e ri në La Liga.

Përballja e dy gjigantëve të futbollit spanjoll dhe jo vetëm luhet më 16 tetor me fillim nga ora 16:15 në “Santiago Bernabeu”, shkruan Demokracia.com.

Akualisht pas xhiros së gjashtë kampionale, Real Madridi prin me 18 pikë në pozitën e parë, dy më shumë se Barcelona që zë vendin e dytë.