Paditet senatin e Universitetit të Prishtinës

Pas pretendimeve për shkelje të Statutit të Universitetit Publik të Prishtinës (UP), “Hasan Prishtina” sipas studentëve nga rektori i UP-së, Naser Sahiti dhe U.D i Sekretarit të UP-së, Besfort Krasniqi, Parlamenti Studentor ka paditur Senatin e UP-së

Insajderi ka raportuar për zhvillimet që kishin ndodhur në UP vazhdimisht, duke nisur nga shkeljet e statutit e deri tek manipulimet në zgjedhjet studentore nga ndikimi i pushtetit e zgjedhja e Këshillit Drejtues në këtë institucion.

Parlamenti Studentor, tashmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka ngritur padi ndaj senatit për anulimin e vendimit nr. 2/13 për zgjedhjen e pesë anëtareve të Këshillit Drejtues.

Për këtë çështje, studentët kishin organizuar edhe protesta saktësisht për shkak të një parregullsie, ku sipas Parlamentit Studentor, U.D. i Sekretarit të Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, ka shkelur rregullohen e Statutit të UP-së, duke ndërprerë “dhunshëm” mandatet e ligjshme të senatorëve aktual, të cilët kanë mandat deri më 30 shtator 2022.