UEFA e “sakaton” Llapin, e dënon 58 mijë euro
UEFA ka publikuar dënimet për Llapin pas ndeshjes ndaj Buduçnostit.
Më poshtë dënimet që iu dhanë Llapit:
– 50 mijë euro për sjelljen raciste të tifozëve, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe mesazhet provokuese.
– Për arsyet e mësipërme Llapi detyrohet poashtu që dy ndeshjet e ardhshme evropiane t’i luaj me dyer të mbyllura dhe të shpalos në to banerë me mbishkrimin “NoToRacism” dhe logon e UEFA.– 8 mijë euro të tjera dënim për bllokimim e rrugëve të kalimit afër stadiumit.