Osmani takohet me Macronin para Samitit të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Samitin e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Pak para fillimit të Samitit të BE-së, Osmani ka postuar një fotografi me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Ata shihen duke biseduar por nuk dihet se çfarë.

“Pak para samitit, me Presidentin Macron”, ka shkruar Osmani.

Siç dihet Franca ka qenë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët tash e sa kohë, muajt e fundit ka pasur një ndryshim mendimi por asgjë konkrete.