Haradinaj: E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ditën e Çlirimit.

Me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo ditë është e shenjtë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se falë gjakut të dëshmorëve, vendosmërisë dhe trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të NATO-s, Kosova sot e gëzon lirinë.

Postimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:

E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës.

Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!

Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!

Kosovë, urime Dita e Çlirimit!.