Joe Biden mbërrin në Poloni
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, sapo ka mbërritur në Rzeszow të Polonisë, nga ku së afërmi do të informohet mbi gjendjen e refugjatëve të Ukrainës, që gjenden në Poloni.
Në vizitën e tij në Poloni ai do të zhvillojë edhe një takim me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.
Tek në fund, do të mbajë një konferencë lidhur mbi përgjigjen humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve brenda Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve Ukrainas.
Kujtojmë që Biden, ditë më parë mori pjesë në një raund samitesh urgjente në Belgjikë.