Arsenali u kthehet fitoreve (Video)

Sulmuesi Pierre-Emeric Aubameyang ka shkëlqyer me dy gola në fitoren 3-1 të Arsenalit ndaj Burnleyt, duke iu rikthyer fitoreve pas humbjes nga Southamptoni javën e kaluar.

Gabonezi ka marrë kreun e golashënuesve më të mirë në Angli me 12 golat e shënuara, duke lënë prapa Mohamed Salahun me 11.

Burnley tentoi të rikthehej në lojë me golin e realizuar nga Barnes në minutën e 63, por Alex Iwobi u përkujdes për rezultatin përfundimtar 3-1 në minutat shtesë të takimit.

Në këtë takim luajti edhe Mesut Ozil që në ndeshjet e fundit ishte rezervist dhe nuk është paraqitur në to as nga banka rezervë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/1k/1KRe.mp4