Miranda e mendon largimin nga Interi

Joao Miranda është kthyer në një çështje në shtëpinë zikaltër, pasi mbrojtësi brazilian ka kërkuar më shumë minuta, ose lejen për t’u larguar në janar.

Drejtuesit e Interit po mendojnë seriozisht të shesin qendërmbrojtësin 33-vjeçar në janar, por më parë duhet të gjejnë zëvendësuesin dhe alternativat për momentin janë tre.

I pari është mbrojtësi danez i Sampdorias, Andersen, por skuadra gjenoveze vështirë se do të pranojë shitjen e tij që në janar, ndërsa alternativat janë në Londër te Chelsea.

Bëhet fjalë për danezin Christensen dhe anglezin Gary Cahill, me të dytin që është shumë i lehtë për t’u arritur, por që ka një pagë që vështirë se Interi mund t’ia ofrojnë.