Analistja e pushtetit dështon të bëhet anëtare e Bordit të KPM-së

Analistja Luljeta Aliu – Krasniqi, e cila njihet si simpatizante e flaktë e pushtetit të LVV-së dhe Listës Guxo, mbrojtja e verbër publike që ua bënte nuk i ka mjaftuar që të bëhet anëtare e bordit të KMP-së.

Ajo sot ka arritur t’i marrë vetëm 12 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët ua kanë dhënë votat e nevojshme vetëm Besnik Berishës, Jeton Mehmetit dhe Fadil Bashës, që të bëhen anëtarë të bordit të KPM-së.

Besnik Berisha do të ketë mandat katër vjeçar, ndërsa Jeton Mehmeti e Fadil Basha do të punojnë me mandat trevjeçar.