Ballkani zyrtarizon Dellovën
Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit 23-vjeçar Lumbardh Dellova.
Dellova 23-vjeçar fitoi titullin me Prishtinën titullin e kampionit stinorin e kaluar dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar.
Ai me Ballkanin ka firmosur kontratë trevjeçare.
“𝗟𝘂𝗺𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 ka firmosur një kontratë për 3 vite me ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 më parë është aktivizuar me ekipe si Liria , Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirë se vjen kampion”, ka shkruar në faqen zyrtare të Ballkanit.