Murtezaj: Për Macron, Ballkani Perëndimor është zemra e Evropës

Franca ka marrë kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian.

Profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, i cili ligjëron në Paris, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet për Francën.

“Emmanuel Macron e tha, sikur që ka thënë shumë herë të tjera se Ballkani Perëndimor nuk është vetëm zonja e fqinjësisë me Evropën për është zemra e Evropës. Franca dhe disa vende të BE-së e shohin Ballkanin Perëndimor si çështje të sigurisë evropiane dhe të sovranitetit të Evropës”, është shprehur Murtezaj për Klan Kosova.

“Ballkani është pjesë e prioriteteve të presidencës së Francës”.

Më tej Murtezaj ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se mund të ndodhë një vit pas prej tash.

Besoj që liberalizimi i vizave do të vjen kah fundi i 2022, ose në fillim të 2023. Kjo është çështje e sovranitetit të vendeve anëtare”.