Çka do të ndodhë sot në Kosovë?
Sot gjatë ditës në Kuvend të Kosovës do të mblidhen disa komisione, Qeveria do të mbajë mbledhje, ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje konferencë.
Avokati i Popullit mban konferencë, me ç’rast prezanton të arriturat dhe sfidat rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e këtij institucioni.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezën me temën “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”.
Çohu dhe Preportr publikojnë hulumtimin lidhur me gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës.
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon tryezën e diskutimit “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?”
Misioni i OSBE-së publikon raportin e vlerësimit të cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet joshumicë në Kosovë.
FSSHK-ja mban konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së”.
Lëvizja Vetëvendosje Qendra Prishtinë, mban tryezën “Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”
Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019. I ftuar është ministri i MBPZhR-së, Nenad Rikalo.
Komisioni parlamentar për Legjislacion shqyrton plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale; Projektligjin për tatimin në të ardhurat personale, Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave; ndryshim-plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit etj.
Komuna e Prizrenit organizon tryezën me temën “Mundësia e koordinimit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në mbështetje të prodhuesve shqiptarë”. Merr pjesë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publikë
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) organizon Gala Mbrëmjen, ku do të ndahen shpërblimet për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2018. Gjithashtu kompanitë mund të japin kontribut financiar për shoqatën “Doën Syndrome Kosova”.