Renditja në Superligën e Kosovës pas 11 ndeshjeve

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës, me shumë surpriza gjatë këtij vikendi.

Kryendeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në qytetin e Suharekës, ku Ballkani e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2-0.

Lideri i ri i Superligës së Kosovës është Ballkani me 21 pikë pas 11 ndeshjeve, teksa Drenica dhe Gjilani me pikë të njëjta me nga 20 pikë, në vendin e dytë dhe të tretë.

Drita pas fitores kundër Llapit, është në pozitën e katërt me 19 pikë, teksa top pesshen e mbyll Prishtina me 13 pikë.

Teksa, Malisheva dhe Llapi janë me pikë të njëjta me nga 12 pikë, në pozitën e gjashtë dhe të shtatë.

Në zonën e rrezikshme ndodhet Dukagjini me 10 pikë, në pozitën e tetë, ndërsa në dy pozitat e fundit janë Ulpiana dhe Feronikeli me nga 10 pikë. /Klankosova.tv/.