Përfundon xhiro e tretë në Ligën e Evropës
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.
Mbrëmë, skuadra angleze Leicester City shënoi fitore me rezultat 4:3 si mysafire e Spartak Moscow, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C të kësaj gare.
Ndërsa, në programin e sotëm skuadrat si Galatasaray, Napoli, Lyon e West Ham regjistruan fitore përballë kundërshtarëve në grupet e tyre përkatëse.
Galatasaray mposhti me rezultat 1:0 skuadrën e Lokomotiv Moscow, Napoli regjistroi fitore 3:0 kundër Legias, kurse West Ham arkëtoi pikët e plota kundër Genk, ku e mposhti skuadrën belge me rezultat 3:0.
Kurse skuadra e Xherdan Shaqirit Lyon arriti që të mposht çekët e Sparta Prague me rezultat të ngushtë 3:4.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të xhiros së tretë në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Real Betis 1 – 1 Bayer Leverkusen
Fenerbahçe 2 – 2 Royal Antwerp
Lazio 0 – 0 Marseille
Ludogorets 0 – 1 Braga
Midtjylland 1 – 1 Crvena Zvezda
Rapid Vienna 2 – 1 Dinamo Zagreb
Eintracht Frankfurt 3 – 1 Olympiacos
Lokomotiv Moscow 0 – 1 Galatasaray
Napoli 3 – 0 Legia Warsaw
PSV 1 – 2 Monaco
Rangers 2 – 0 Brondby
Sparta Prague 3 – 4 Lyon
Sturm Graz 0 – 1 Real Sociedad
West Ham United 3 – 0 Genk