Drenica, liderja e re e Superligës

Sulmuesi Kreshnik Uka ia ka siguruar fitoren skuadrës së Drenicës në ndeshjen në udhëtim ndaj Ulpianës me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.

Uka ka shënuar golin në minutën e katërt të kohës shtesë duke realizuar me kokë pas harkimit të Hysen Tahirit nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore, Drenica ngrihet në krye të tabelës me dhjetë pikë të tubuara. Për Drenicën, kjo ishte fitorja e tretë këtë edicion karshi një barazimi.

Në anën tjetër, Ulpiana e regjistroi humbjen e tretë pas katër ndeshjeve të luajtura dhe zë vendin e fundit në tabelë me vetëm një pikë.