Kroacia mposht bindshëm Slloveninë
Mario Pashaliq ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim për të ndihmuar fitoren 3:0 të Kroacisë ndaj Sllovenisë. Ndeshja e së martës mbrëma i takoi Grupit H të eliminatoreve për Botërorin 2022. Pashaliq në minutën e 33-të asistoi për Marko Livajan që realizoi për 1:0.
Ndërkohë në minutën e 66-të Pashaliq shënoi për 2:0. Ivan Perishiq asistoi në golin e dytë. Fare në fund shënoi edhe NIkola Vlashiq për 3:0.
Kroacia është e para në Grupin H me 13 pikë, sa i ka edhe Rusia në vendin e dytë. Rusia fitoi 2:0 ndaj Maltës.
Ndërkohë Sllovakia e mposhti Qipron me rezultatin e njëjtë, 2:0. Sllovakia është e treta me nëntë pikë, ndërsa Sllovenia e katërta me shtatë pikë. Malta e Qipro i kanë nga katër pikë.