Protesta masive e studentëve sjell në Tiranë mediat globale

Protesta masive e studentëve ka arritur kulmin e saj në ditën e 8 e cila shënon dhe fundin e afatit që të rinjtë i kanë dhënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre të panegociueshme.

Por duket se protesta e studentëve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të mëdha në rang global. Kësisoj, agjenci të mëdha mediale si Reuters, Associated Pres, ANSA, News York Times apo Washington Post, kanë sjellë në Tiranë ekipet e tyre për të raportuar mbi ngjarjen që për herë të fundit në Shqipëri është parë në kapërcyell të vitit 91’.

Protesta po ndiqet edhe nga këto media, të cilat e kanë përcjellë protestën në ditët e fundit përmes lajmeve të tyre.