​Zjarr në malin e Shëngjinit

Mali i Shëngjinit është përfshirë nga flakët sonte, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo, ndërsa grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave.

“Rreth orës 21:50, kemi marrë njoftim së në malin e Shengjinit, Lezhë, ka rënë zjarr. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikës, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies”, njofton Policia e shtetit shqiptar.

Ndryshe, Shqipëria po lufton prej ditësh me zjarret e rëna nga jugu në veri.