“Dardanët” e rinj mposhten nga Katari U23
Kosova U21 ka pësuar disfatë në duelin e parë miqësor në Doha.
Të përzgjedhurit e Michael Neesit u mposhtën të premten nga Katari U23, me rezultatin 2:0. Ndeshja u zhvillua në fushën numër 4 në “Aspire Academy”.
Goli i vetëm në këtë duel u shënua në pjesën e parë, por nuk ka pasur informata më të detajuara për këtë ballafaqim.
Miqësorja tjetër kundër skuadrës Olimpike të Katarit që udhëhiqet nga kiliani Nicolas Cordova, do të luhet më 29 mars.