Përqafimi është forma më e bukur e komunikimit
Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t’ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë.
Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave tjera të papërshkrueshme.
Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë?
Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç’shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim.
Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse.
Përqafimi e balancon sistemin nervor
Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor.