Jep dorëheqje Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje pas dështimit të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pësoi humbjen më të thellë ne historinë e saj. LDK ka marrë vetëm 13.7 për qind të votave, tashmë kur janë numëruar 99.23 të votave.

LDK është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë.

Ballkani.info merr vesh nga burime të saj brenda Kryesisë së tashmë Isa Mustafa ka dhënë dorëheqjen.

Kujtojmë që LDK ka dalë keq me vota edhe në komunat që dikur konsideroheshin bastione të saj, si: Istogu, Podujeva, Fushë Kosova dhe qytetet si Peja e Gjilani në të cilat qeverisë.