Brightoni e thellon krizën e Tottenhamit
Brighton and Hove Albion ka shënuar fitore kundër Tottenhamit për t’ja thelluar krizën e rezultateve skuadrës nga Londra Veriore
Një gol ka mjaftuar për Brighton që të shënojë një fitore të madhe kundër Tottenhamit në ndeshjen e fundit për këtë xhiro në Premier Ligë.
Skuadra, në të cilën luan sulmuesi i shumëpërfolur Andi Zeqiri – sidomos për ardhjen në Kosovë ose jo për të luajtur, ka arritur të merr tri pikë të rëndësishme sot.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 17 dhe atë e shënoi Trossard.
Kjo fitore e zbret Tottenhamin në vendin e 6 në Premier Ligë me 33 pikë kurse Brighton ikë nga zona e rënies në ligë duke u renditur në vendin e 17 me 21 pikë.