Real Madridi veç barazim kundër Osasunës
Real Madridi nuk ka mundur të arrijë më shumë sesa një pikë në transfertë te Osasuna sonte. “Los Blancos” luajtën baraz pa gola.
Real Madridi pati iniciativën dhe posedimin e topit gjatë tërë ndeshjes, por ndeshja ishte e mangët për nga rastet.
Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Atletico Madridi që ka tri ndeshje më pak dhe tri më shumë se Barcelona e vendit të tretë.