Flamuri në 28 shtëpi

28 familje në nevojë do të bëhen me kulm mbi kokë më 28 Nëntor falë shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”. Familjarët që janë përzgjedhur për t’u bërë me kulm mbi kokë kësaj radhe lajmin e madh do ta kuptojnë në një manifestim, i cili do të mbahet më 28 Nëntor në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, ku përmes një flamuri dhuratë që do ta marrin brenda do të gjejnë çelësin e shtëpisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Humanisti Halil Kastrati në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se përveç këtyre shtëpive që do të dhurohen për Festën e Flamurit, janë në prag të finalizimit të projektit për ndërtimin e një shtëpie të pleqve.

Në këtë intervistë hoxha Halil Kastrati ndër të tjera ka treguar që përveç donatorëve nga diaspora dhe vendi ka pasur edhe personalitete politike që janë donatorë të rregullt në shoqatën të cilën ai drejton.