“Liria ka emër” edhe në studion e “Për’puthen”
Fushata në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka arritur deri në studion e njërit prej emisioneve më të ndjekur “Për’puthen”.
Konkurrenti nga Kosova, Atdhe Xharavina është paraqitur në studio me blusën me mbishkrimin “Liria ka emër”.
Kësaj fushate tashmë i janë bashkuar emra të njohur të artit dhe kulturës.
Atdhe Xharavina, 27 vjeçari nga Kosova hyri në program duke trazuar ujërat me të shkelur në studio.
Modeli nga Gjakova, i cili për vite ka punuar jashtë vendit në Evropë fitoi vëmendjen e vajzave, të publikut por deri diku edhe të djemve të cilët nuk është se e mirëpritën prurjen e re.
I pashëm, i artikuluar, Atdheu ishte fiks çfarë i duhej programit.