Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?
Ngjarjet e datës 23 nëntor
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli. (Objekti i Komunës së Shtimes, ora 09:30)
Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)
Profesori Dr. Eqrem Zenelaj, solemnisht do t’i dorëzojë ASHAK-së dokumente historike me rëndësi kombëtare, si Skema e Mbretërisë Ilire nga Bardhyli deri të Skerdiliadi e Pleurati, Skema e familjes Balshaj, etj. (Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, ora 10:00)
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën me temën “Vlerësimi dhe rezultatet e para të Pilot Projektit: Klasa e I-V, qasja me mësimdhënës lëndor” në shkollën fillore “Selami Hallaqi”. (Salla A34, ora 10:00)
Me rastin e 74-vjetorit të themelimit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon ceremoninë festive “Dita e Bibliotekës”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)
Në 50-vjetorin e demonstratave të vitit 1968, Shoqata e të Burgosurve Politik dhe Biblioteka Kombëtare organizojnë ekspozitë me fotografi për demonstratat e vitit 1968. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhemail Mustafës, në 18 vjetorin e vrasje së tij. (Fshati Gllamnik, Komuna e Podujevës, ora 11:00)
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj mban ligjëratë për qeverisjen lokale. (Kolegji AAB, ora 11:00)
Mbahet konferenca e ansamblit italian “Aurata Fonte” dhe organizatorëve të koncertit respektivisht realizimit të premierës koncertale të operës “Scanderbeg” nga Antonio Vivaldi. (Katedraleja “Nënë Tereza”, ora 12:00)
Mbahet salloni i diskutimit me temën “Edukimi Shëndetësor”. (Qendra për Informim dhe kulturë e BE-së, ora 13:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)
Promovohet libri “Shteti” i autorit Arton Musliu. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)