Vdes Ben Cross
Ka ndërruar jetë aktori i famshëm.
Ylli i filmit “Chariots Of Fire” Ben Cross ka vdekur në moshën 72-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës në Vienë dhe lajmin e ka konfirmuar familja e tij për ‘Deadline’.
“Ben vdiq papritur sot pas një sëmundjeje. Ai sapo kishte përfunduar xhirimin e ‘The Devil’s Light’ për Lionsgate dhe më vonë këtë vit do ta shihni në filmin ‘Last Letter From Your Lover’ në rol kryesor”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të tij.
Aktori anglez u martua tre herë dhe la pas bashkëshorten Deyana Boneva Cross dhe tre fëmijët e tij.
Cross është vlerësuar për portretizimin e atletit Olimpik Britanik, Harold Abrahams, në filmin e vitit 1981, i cili fitoi katër çmime Oscar duke përfshirë edhe Fotografinë më të mirë. Ai gjithashtu luajti rolin e Sarek në filmin “Star Trek” të vitit 2009.
