Oriola s’e duron vapën, heq bikinit në plazh
Oriola Marashi e bëri akoma më ‘nxehtë’ me fotografinë e fundit.
Pas thashethemeve të fundit rreth saj, Oriola Marashi u ‘arratis’ në pushime bashkë me të dashurin, Eros Grezda.
Modelja, nuk po i kursen pozat atraktive nga plazhi, me të cilat arrin që të kthejë gjithë vëmendjen nga ajo.
Së fundi, Oriola publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet e shtrirë në rërë, teksa ishte e zheshur tërësisht në pjesën e sipërme.
Pjesën intime, ajo e kishte mbuluar me një gjethe, kurse në plan të parë vuri fizikun e përsosur dhe shkroi “E humbur në plazh”.
