Si do ta kemi motin sot
Vlerat e temperaturës mbeten të njëjta sikurse dje, edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa të enjte pritet një rritje e lehtë.
Të premten do të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell, e më pak gjasa për shi. Ditën e shtunë sërish priten mundësi për reshje lokale shiu.
Datat:
17.06.2020 – Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Ditën kryesisht vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu të shoqërurar edhe me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 23C, e në vise malore 8C deri 15C. Era do të fryj mesatare nga jugperëndimi 4-9m/s. Indeksi UV: 6.
18.06.2020 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me mundësi për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 26C, e vise malore 9C deri 16C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 3-11m/s. Indeksi UV: 9.