Shtyhet për nesër mbledhja e Qeverisë

Pa dhënë asnjë arsyetim, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se mbledhja shtyhet për ditën e mërkurë.

Mbledhja e Qeverisë, e paraparë për sot me të vetmen pikë të rendit të ditës për rishikimin e buxhetit, është shtyrë për nesër.

Pa dhënë asnjë arsyetim, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se mbledhja shtyhet për ditën e mërkurë.

Kujtojmë se Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publikë në Kosovë (IKSHPK), ka dhënë rekomandime të reja Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje ndaj përhapjes së Covid-19 dhe ato do të prezantoheshin sot në mbledhjen e Qeverisë.  Kështu kanë thënë në një përgjigje për lajmi.net, në Ministrinë e Shëndetësisë, por vendimet e reja pritet të merren nesër.