Anulohen fluturimet e datave 13 dhe 14 qershor
Fluturimet të cilat janë paraparë të zhvillohen për datat 13 dhe 14 qershor të këtij viti, janë anuluar nga kompanitë ajrore.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Ju njoftojmë se deri më datë 14 Qershor 2020 nuk ka fluturime.
Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 Qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e ANP’së.